Një grua me probleme psikike dyshohet se është dhunuar në Ferizaj. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës një burrë ka raportuar se motra e saj me probleme psikike është dhunuar nga persona të panjohur.
Policia është duke e hetuar rastin.
“Ferizaj 10.09.2021-22:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij viktima femër kosovare (me problem psikike) është dhunuar nga persona të pa njohur. Viktima është dërguar në strehimore dhe më pas do të dërgohet në kontroll mjekësore. Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.