Kronikë

Një grua në Gjakovë raporton se para një viti u dhunua

Një grua në Gjakovë ka raportuar në Polici se është dhunuar në gusht të vitit të kaluar.

I dyshuari për këtë vepër, veçse është në burg por për vepra të tjera penale.

Gruaja është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“ Më 10.09.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se gjatë muajit gusht 2020, është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili tani gjendet në vuajtje dënimi për vepra tjera penale. Viktima është dërguar në ekzaminim mjeko-ligjor në IML Prishtinë”, thuhet në raportin e PK-së.