Kronikë

Në shenjë revolte për gjobën, qytetari kërcënon policët dhe dëmton veturën e Policisë

Një qytetar në Podujevë është revoltuar aq shumë me gjobën që ia ka shqiptuar Policia për shkelje të orës policore, sa që ka kanosur zyrtarin policor, e më pas edhe ka dëmtuar veturën zyrtare.

Pas kanosjes, qytetari është arrestuar dhe gjatë dërgimit në stacion, ai ka dëmtuar veturën me këmbë, ndërkohë që ka vazhduar të kanosë policët, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të enjten.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, qytetari është dërguar në mbajtje për 48 orë.