Kronikë

Vdes një person që ishte goditur nga një lis në Prizren muajin e kaluar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur njëri nga personat që ishte lënduar pas rrëzimit të një lisi në Prizren.

Më 1 gusht një lis ishte rrëzuar në Prizren, me çrast u lënduan dy burra dhe një grua. Njëri prej tyre u dërgua në QKUK me lëndime të rënda, ndërsa dy të tjerë në Spitalin e Pejës.

“Prizren, 01.08.2021 - 14:00. Raportohet se tre viktimat dy meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore nga një lis që ishte rrezuar. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit, ku njeri prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda është transportuar në QKUK”, thuhet në raport të Policisë.

Personi që po trajtohej në QKUK nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ka humbur jetën të mërkurën.

“Prizren, 01.08.2021 – 14:00. Në lidhje me rastin me 08.09.2021 gjersa ishte ne trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë, si pasojë e lëndimeve te marra ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.