Kronikë

Arrestohet një person në Dragash, sulmoi fizikisht babanë e tij

Është arrestohet një person në Dragash, pasi kishte sulmuar fizikisht babanë e tij në mbrëmjen e të mërkurës.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Dragash, 01.09.2021 – 19:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babanë e tij mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë.

Ndërkohë në Kaçanik është arrestuar një i dyshuar pasi në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë fizike ndaj nënës. Ai është dërguar në mbajtje.