Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka shqiptuar 2479 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID.
Numri i gjobave është dukshëm më i madh se në ditët e kaluara. Të hënën kanë hyrë në fuqi masat e reja, ndërsa është parë një numër në rritje i forcave policore nëpër rrugë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 1230 gjoba trafiku, janë shkaktuar 40 aksidente trafiku me dëme materiale, e 17 me të lënduar. Janë arrestuar 17 persona, tetë janë dërguar në mbajtje e pesë në vuajtje të dënimit.