Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka shqiptuar 663 tiketa për mosrespektimin e masave anti-COVID.
Masat e reja anti-COVID në Kosovë kanë hyrë në fuqi të premten, ku ndër të tjera janë ndaluar dasmat e ahengjet, ndërsa është shkurtuar orari i gastronomisë deri në ora 22:30.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovë në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 954 tiketa trafiku. Ndërkohë janë shkaktuar 42 aksidente me dëme materiale, 24 me të lënduar e një me fatalitet.
Janë arrestuar 12 persona e katër janë dërguar në mbajtje.