Një lopë raportohet se është vjedhur të shtunën në fshatin Çikatovë e Vjetër në Drenas. Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur gjatë natës, ku personi ka raportuar për vjedhjen nga disa persona të panjohur.
Një tentim për vjedhje ka ndodhur po ashtu në këtë fshat, ku disa persona kanë tentuar të vjedhin një veturë. Më pas, raportuesi i rastit e ka gjetur veturën të rrokullisur afër shtëpisë.