Kronikë e zezë

Pejani ia vë flakën veturës së familjes

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë është arrestuar një burrë për shkak se veturës së familjes së tij ia kishte vënë zjarrin. Si pasojë e kësaj, vetura është djegur në tërësi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.