Kronikë e zezë

Vjehrra tenton ta sulmojë me thikë dhëndrin në Prishtinë

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një grua në Prishtinë për shkak se kishte shkuar në shtëpinë ku banon me qira viktima mashkull kosovar, bashkëshorti i vajzës së saj.

Sipas viktimës, e dyshuara me vete kishte pasur një thikë me të cilën kishte tentuar që ta sulmojë atë, mirëpo nuk kishte arritur pasi që ankuesi ia kishte larguar thikën nga dora.