Kronikë

Policia arreston një të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar sot shtetasin A.H. nga Shqipëria në Ponoshec të Gjakovës, nën dyshimet për mbjellje dhe kultivim të bimëve narkotike.

Në vendin e ngjarjes, lokacioni mbi fshatin Koshare, janë zbuluar dy parcela me gjithsej 317 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa, me madhësi nga 50 cm deri në 100 cm. 

‘’Nga njësitet kompetente është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes, përderisa me urdhër të prokurorit kompetent është bërë shkatërrimi (djegia) e bimëve në vend të sigurt dhe duke ndërmarr masat e nevojshme për lokalizim dhe mbikëqyrje të kontrolluar të zjarrit në këtë periudhë. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, konfiguracioni të terrenit dhe se vendi i ngjarjes ndodhej afër vijës kufitare me Republikën e Shqipërisë asistencë relevante është ofruar nga Policia e shtetit shqiptar’’, ka njoftuar Policia.

Personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë.