Kronikë

Ndalohen dy lëmoshëkërkues në Ferizaj, u konfiskohen paratë

Policia në Ferizaj ka ndaluar dy lëmoshëkërkues, të cilëve u është gjetur një sasi e parave.

Siç ka bërë të ditur Policia janë ndaluar një grua e moshës 48-vjeçare dhe një burrë i moshës 69-vjeçare, shtetas të Shqipërisë.

Ndaj tyre është shqiptuar gjobë për kundërvajtje, ndërsa në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt, paratë janë konfiskuar deri në një vendim tjetër.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt”, thuhet nga Policia, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë sa herë që hasin në lëmoshëkërkues.