Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit F.V dhe V.V. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Degës në Kaçanik, Burhan Berisha, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 01.08.2021 në një lokal në Kaçanik, të pandehurit në bashkëkryerje me të pandehurin B.V. i cili për momentin gjendet në arrati, me dashje kanë përdorur forcë fizike ndaj të dëmtuarve Q.T., Gj.T. dhe A.T., në atë mënyrë që përderisa të dëmtuarit ishin duke qëndruar në lokal, aty shkojnë të pandehurit ku fillimisht i pandehuri B.V. ia kishte zgjatur dorën për tu përshëndetur me të dëmtuarin Q.... por i njëjti kishte refuzuar të përshëndet dhe si shenjë hakmarrje e godet me kokë në ballë, e pas tij edhe i pandehuri F... e kishte goditur me një mjetë të fort shishe të birrës në kokë, mjetë ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor. Menjëherë aty kishte ndërhyrë Gj... dhe A... për t’i ndaluar por Gj.... e kishte goditur i pandehuri V.V. me grusht, shishe dhe gotë të qelqit në hundë, ku si pasojë e këtyre goditjeve të dëmtuarit pësojnë lëndime të rënda trupore, për të cilat posedojnë raporte mjekësore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.