Kronikë e zezë

Arrestohet një person për gjueti të paligjshme

 

Është arrestuar një 62-vjeçar nën dyshimin se kishte vrarë një dhi të egër mbi fshatin Mushnikov më 31 korrik.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një pikë kontrolli në Sreck ishte ndaluar një automjet me targa vendore nën dyshimin për gjueti të paligjshme. Por, në momentin kur të dyshuarit i ishte thënë të hapte bagazhin ai kishte ikur.