Kronikë

Në 24 orët e fundit në Kosovë u shkaktuan afro 90 aksidente trafiku

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shkaktuar afro 90 aksidente trafiku. Siç njoftohet në raportin e Policisë së Kosovë janë shkaktuar 64 aksidente trafiku me dëme materiale e 24 me të lënduar.

Nuk është raportuar për aksident trafiku me fatalitet.

Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1344 tiketa trafiku.