Kronikë e zezë

Çifti në Ferizaj inskenon një grabitje, Policia ua zbulon bashkëjetesën me të mitur

Foto: Ilustrim
 

Stacioni policor në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur të zbardhë rastin, të raportuar si ‘Grabitje’’.

Viktima, tashmë i dyshuari A.L, 29 vjeçar, kishte lajmëruar në polici, se me datën 31.07.2021 rreth orës 02:30, në një rrugë të Ferizajt , persona të panjohur, i kishin grabitur një zinxhir floriri nga qafa gruas së tij, dhe të njëjtit, sipas tij kishin ikur në drejtim të panjohur me një automjet me targa të Shqipërisë.