Kronikë

Gjermani sulmon fizikisht bashkëshorten e tij kosovare në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar në Vushtrri dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një mashkull shtetas gjerman.

Sipas njoftimit, i dyshuari shtetas gjerman e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, e më pas dy të dyshuarit tjerë familjar të viktimës kanë shkuar në banesën e viktimës dhe të tre të dyshuarit janë përleshur fizikisht.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit me rekomandim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar. Rasti vazhdon të hetohet.