Kronikë e zezë

Policia e zë me armë në dorë në oborrin e shtëpisë qytetarin në Istog

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në fshatin Muzhevin të Istog pasi që dyshohet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri dhe se në momentin kur policët kanë hyrë në oborrin e shtëpisë, i dyshuari armën e ka pasur në dorë, por pas komandave të policisë e ka lëshuar atë.

Arma dhe 21 fishekë janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore.