Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një pjesë e bjeshkëve të fshatit Shtupeq i Madh në Rugovë

Foto: Drejtoria e Parkut Kombëtar
 

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një pjesë të bjeshkëve të fshatit Shtupeq i Madh në Rugovë. Në të njëjtin lokacion, që shtrihet në kuadër të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ditë më parë ishte shfaqur zjarri që zjarrfikësit e Pejës bashkë me pylltarët e Drejtorisë së Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” e kishin shuar. Mirëpo, zjarri është riaktivizuar përsëri.

“Zjarrin e kemi shuar por është riaktivizuar prapë. Zjarri tash është me përmasa më të mëdha sesa që ka qenë dy ditë më parë kur është shuar. Zjarrfikësit janë në terren bashkë me disa pylltarë dhe janë duke bërë përpjekje më shua zjarrin”, tha për KOHËN, shefi i njësisë së zjarrfikësve të Pejës, Butrint Lajçi.