Kronikë

Një e vdekur e dy të lënduar në një vetaksident në Viti

Një person ka vdekur e dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetë-aksidenti që ka ndodhur paraditen e së enjtes në fshatin Sllatinë e Ulët e Vitisë.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se vetura në lëvizje e sipër ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mur skaj rruge.

“Një veturë në lëvizje e sipër ka humbur kontrollin dhe dyshohet se e ka goditur një mur skaj rruge, me ç' rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente të Gjilanit. Edhe për kundër ndihmës së ofruar, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen një femre që ndodhej në veturë, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident”, ka thënë Hashani.

Drejtuesja e veturës pas tretmanit mjekësor ne spitalin e Gjilanit është liruar, por me urdhër të prokurorit është ndalur në qëndrën e ndaljes për 48 orë, gjersa pasagjerja tjetër e lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.

Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet për t’i ditur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.