Kronikë

Ndalohen dy shtetas të Maqedonisë, kaluan ilegalisht kufirin

Janë ndaluar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut në fshatin Zllakuqan të mërkurën, pasi kishin kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni – Kosovë, njofton Policia e Kosovës.

Siç ka bërë të ditur Policia, të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatë dhe pas përfundimit të procedurave gjyqësore janë liruar.

“Fsh. Zllakuqan 28.07.2021 - 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Maqedonisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejte në Gjykatë dhe pas përfundimit të procedurave gjyqësore janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë.