Kronikë

Dështon arrestimi i trafikantit në Shqipëri, arrestohet gazetari që po xhironte

Një operacion antidrogë në mesditë në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë, ka përfunduar me ndalimin për një moment të një gazetari, pasi shënjestra, që dyshohej se ishte trafikant që shpërndante lëndë narkotike u arratis, madje duke rrezikuar jetën e njërit prej agjentëve të policisë.

Në pamjet të cilat i ka publikuar ABC NEWS shihet se si agjentët nuk arrijnë të ndalojnë makinës tip “Benz” .

E pasi dështon arrestimi i këtij të dyshuari, agjentët  ndalojnë dhe shtrijnë për tokë gazetarin e NEWS 24 i cili filmonte operacionin.

Në pamjet e publikuara shihet se si policët fjalosën edhe me qytetarët e rastit, teksa një banore e zonës dëgjohet duke thënë “mos më prek me dorë”.