Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel.
Sipas policisë në Mitrovicë në këtë aksident ishte e përfshirë një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima R. A., 55 vjeçar.
Vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës mjekësore në vendin e ngjarjes.
Policia bënë të ditur se nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të motoçikletës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve të rrugës.