Kronikë

Arrestohet i kërkuari nga gjykata në Ferizaj

Descriptive Text

Policia në Ferizaj përkatësisht stacioni policor në Kaçanik pas informacioneve të pranuara ka arrestuar një 23 vjeçar.

I dëshuari me inicialet B.R. sipas policisë ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti, për veprën penale në bashkëkryerje :‘’Blereje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’

Sipas policisë ai është dërguar në vuajtje të dënimit.