Një person është arrestuar në Pejë në mëngjesin e të dielës, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Pejë, 25.07.2021 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti e kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.