Kronikë

Vdes një person pas rrokullisjes me traktor në Herticë të Podujevës

Descriptive Text

Një person ka vdekur në fshatin Herticë të Podujevës, pasi është rrokullisur me traktor. Policia i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur të dielën në orën 17:00.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovcit, vdekja e viktimës është njoftuar nga ekipi mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes

“Rreth orës 17:00 është raportuar se në fshatin Herticë të komunës së Podujevës një traktor është rrokullisur dhe ka zënë një person. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e ekipit të mjekëve emergjent. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes”, ka thënë ai.