Kronikë

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren në mbrëmjen e të shtunës, njofton Policia e Kosovës.

Siç ka njoftuar Policia, një grua ka raportuar se vajza e saj ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton rastin.

“Prizren, 24.07.2021-19:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se vajza e saj femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.