Kronikë

Dënohen me gjobë 6 të akuzuarit për falsifikim të diplomave

6 persona të akuzuar për falsifikimin të dokumenteve janë dënuar këtë të enjte nga Gjykata Themelore në Prizren. F.Xh. është akuzuar me gjobë në shumën prej 1,500 euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj. Ndërsa me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 2,000 euro. B.A.është dënuar me gjobë në shumën prej 1,500 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj. Me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 2,500 euro.

Të akuzuarin D.M gjykata e ka dënuar me gjobë në shumën prej 1,000 euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 1,500 euro.

Të akuzuarin tjetër me incialet M.H. e ka dënuar me gjobë në shumën prej 1,500euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, dhe me propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 2,000 euro.

Më tutje gjykata ka sqaruar se dënimet e dhëna janë bërë konform marrëveshjes për pranimin e fajësisë të arritur ndërmjet Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe të akuzuarve, F.Xh., B.A., dhe D.M.,. kurse I akuzuari M.H., ka pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar, ndërsa gjykimi do të vazhdoi ndaj (të akuzuarve D.G., A.R., M.B., dhe E.Xh)., të cilët në shqyrtimin fillestar nuk e kanë pranuar fajësinë sipas aktakuzës.

Sipas aktakuzës M.H., dhe D.M. me të bashkë akuzuarit D.G., A.R., M.B., D.M., dhe E.Xh. që nga fillimi i vitit 2018, e deri me datë 09.10.2019, në Prizren, Prishtinë, Obiliq dhe Mitrovicë, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, përpilojnë dokumente të falsifikuara.

Ato ishin bërë me qëllim të shfrytëzimit të tyre si dokumente origjinale, ashtu që duke qenë pjesë e një grupi veprojnë në bashkëkryerje me qëllim të kryerjes së veprave penale për përfitim të dobisë pasurore, në atë mënyrë që persona të ndryshëm të cilët nuk kanë aplikuar fare për sigurimin e dokumenteve në institucione përkatëse, merren vesh fillimisht me të akuzuarit M.H., (dhe D.G.,) të cilën kërkesë të akuzuarit e përcjellin tek të bashkë akuzuarit (M.B., E.Xh.,) dhe D.M., dhe këta të fundit i falsifikojnë dokumentet në fjalë.

Secili duke kryer rolin e tij dhe duke i pajisur aplikuesit/qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria me diploma false të shkollave të mesme në kundërvlerë të pagesave prej 1,300.oo deri në 2,000.oo euro për diplomë, e të njëjtat dokumente në mënyrë të organizuar të grupit, duke shkuar duar më duar, secili duke kryer veprimet e tij, dokumentet i dorëzohen fillimisht (të akuzuarit A.R.), e ky i dorëzon të akuzuarve M.H., (dhe D.G.), e të cilat dokumente nga këta të akuzuarit i ‘u dorëzohen personave të cilat kanë qenë të interesuar për sigurimin e dokumenteve në fjalë, këto veprime të akuzuarit i bëjnë deri me datë 09.10.2019, ku përmes aplikimi të masave të fshehta përmes zyrtarëve të kamufluar dhe infiltruar, arrihet që nga ky grup të sigurohen diploma të lëshuara që rezultojnë të falsifikuara me ç ‘rast të akuzuarit kapen në flagrancë derisa ishin duke bërë shkëmbimin e parave dhe diplomës së bashku me dëftesa shkollore të falsifikuara

Ndërsa të akuzuarit M.H., F.Xh., dhe B.A sipas aktakuës nga koha e pavërtetuar e deri me 09.10.2019, në Prizren, Prishtinë dhe Podujevë, të akuzuarit M.H., (A.H.,) F.Xh., dhe B.A., përpilojnë dokumente të falsifikuara.

Persona të ndryshëm të cilët nuk kanë aplikuar fare për sigurimin e dokumentit në institucione përkatëse, merren vesh fillimisht me të akuzuarit M.H., (dhe A.R.,), të cilat kërkesa këta të fundit i përcjellin tek e akuzuara F.Xh., dhe kjo e fundit tek i akuzuari B.A., i cili falsifikon dokumente në fjalë duke i pajisur aplikuesit/qytetarët me diploma false për kryerje të veprimtarisë së pavarur, kinse të lëshuara nga Qendra për Aftësim Profesional.

Të njëjtat dokumente sipas aktakuzës në mënyrë të organizuar të grupit, duke shkuar duar më duar, secili duke kryer veprimet e tij, i ‘a dorëzojnë personave të cilët kanë qenë të interesuar për sigurimin të diplomave në fjalë, e të cilët në kundër vlerë paguajnë shumat e parave në kundërvlerë prej 500 euro.

Këto veprime të akuzuarit i bëjnë deri me datë 09.10.2019, ku përmes aplikimi të masave të fshehta përmes zyrtarëve të kamufluar dhe infiltruar, arrihet që nga ky grup të sigurohen diploma të lëshuara që rezultojnë të falsifikuara me ç ‘rast të akuzuarit kapen në flagrancë derisa ishin duke bërë shkëmbimin e parave dhe diplomës së falsifikuar