Kronikë

Aksident në Kaçanik, motoçiklisti dërgohet në QKUK

Një veturë dhe një motoçikletë janë përfshirë në aksident të mërkurën në orën 23:40 në Kaçanik.

Motoçiklisti është dërguar në QKUK për trajtim pas lëndimeve që ka pësuar.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë”, ka njoftuar PK-ja në raportin 24-orësh.