Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri në Vushtrri në mbrëmjen e sotme.
Gjatë kontrollit në një veturë në rrugën “Ismail Qemaili” në Vushtrri, njësitet policore kanë gjetur tek një pasagjer një pistoletë me gjashtë fishekë. I dyshuari nuk posedonte leje për armë.
“Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është ë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftimin e Policisë.