Kronikë

Shtatë shqiptarë arrestohen në Britani për trafikim me njerëz

Agjencia Britanike Kundër Krimit të Organizuar, NCA ka arrestuar mëngjesin e së mërkurës shtatë shtetas shqiptarë të cilët drejtonin një grup kriminal në trafikimin e shqiptarëve drejt Anglisë.

Sipas Top Channel “Objektivi kryesor i arrestimit është një djalë 40 vjeç, i veshur me xhinse dhe T-Shirt i cili u prangos tek sa po pinte birra bashkë me tre miqtë e tij në zonën e Croydon në jug të Londrës’.

Në një tjetër adresë po në Londër Skyneës filmoi edhe arrestimin e një vajze shqiptare 26 vjeçe pjese e këtij grupi kriminal.

Top Channel raporton se ky operacion ku u angazhuan 100 oficerë të NCA dhe policisë Metropolitane londineze u zhvillua në Londër, Surrey, Oxfordshire dhe Hartlepool.

Sipas NCA ky grup kriminal kishte shtrirje dhe bashkëpunonte në Francë, Gjermani, Holandë dhe Poloni.

Gjatë një periudhe 6 mujore korrik-dhjetor këtij grupi kriminal iu kapën personat që kishin paguar deri në 25.000 stërlina për të hyrë në Angli.

Në gusht të vitit të shkuar ata në harkun kohor të një ore tentuan përmes dy furgonëve të kalonin emigrantë shqiptarë.

Ndërsa në maj 2021 pas informacioneve të marra nga Franca dhe Gjermania këtij grupi kriminal iu kap një grup tjetër shqiptarësh.

“Ne besojmë se këto arrestime kanë shkatërruar këtë rrjet të organizuar kriminal që është përgjegjës për trafikimin e qindra personave në Angli ilegalisht” ka thënë Richard Harrison drejtues i këtij operacioni të NCA thotë se “.