Kronikë

Arrestohet pasi tentoi t’i kalonte ilegalisht tre sirianë

Foto: Koha / ilustrim

Një person është arrestuar një ditë më parë në pikën kufitarë të Vërmicës tentoi t'i kalojë ilegalisht disa refugjatë. Sipas raportit të policisë ai u arrestua pasi atij iu gjetën tre sirianë që dyshohet se e kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Shqipëria për në Kosovë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.