Kronikë

Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një kosovar

Një 58 vjeçar ka humbur jetën pasditen e së martës pasi u aksidentua me makinë në rrugën Rubik-Rrëshen.

“Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen mjeti autobus është përplasur me mjetin tip ‘Land Rover’ me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit i identifikuar si H. S., nga Kosova. Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në të njëjtin segment rrugor në janar të këtij viti kanë vdekur katër anëtarë të familjes Avdiaj nga Kosova me banim në Zvicër.