Kronikë

10-vjeçari kërkohet nga policia e Shqipërisë, grabiti një furrë buke

Policia në Shqipëri ka shpallur në kërkim një 10 vjeçar për vjedhje e një shumë të parave në një furrë buke.

10-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e kaluar ishte futur në një furrë buke për të blerë buke dhe deisa punëtorja po i shërbente atij, ai dyshohet se grabiti një shumë parash nga arka, raporton TCH.

“Nga shërbimet e Policisë Lezhë u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi i mitur O. M., i cili mbrëmjen e kaluar ka vjedhur një shumë parash në një furrë buke në qytet Lezhë”, ka njoftuar policia në Lezhë.

Sipas policisë i dyshuari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa nuk dihet shuma e parave që ka vjedhur.