Kronikë e zezë

Vritet një person e lëndohen disa të tjerë në Lipjan

Foto: Ilustrim
 

Një person është vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes disa personave, mbrëmjen e së enjten në fshatin Gadime të Lipjanit.

Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se policia ka arrestuar një person si të dyshuar kryesor.