Kronikë

Arrestohen 18 persona në aksionin nga 10 shtete, përfshihet edhe Kosova

Descriptive Text

Një hetim masiv i Policisë spanjolle, në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe autoritetet e imigracionit të Kosovës, Austrisë, Francës, Italisë, Sllovenisë, Portugalisë, Britanisë së Madhe dhe SHB-së, ka rezultuar me arrestimin e 18 personave.

Të dyshuarit thuhet se ishin të përfshirë në kontrabandim me migrantë dhe falsifikim dokumentesh.

Pos të arrestuarve, autoritetet kanë kryer hetime në dy shtëpi dhe kanë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike, para dhe droga.

EUROPOL-i njofton se rreth 400 shtetas shqiptarë kishin hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe SHBA.