Kronikë

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Gjilan, gjenden 48 gëzhoja

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Bresalc të Gjilanit, pasi që i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Policia ka konfiskuar me këtë rast një pistoletë me gas me 11 copë fishek dhe 48 gëzhoja (fishekë të shkrepur).

I dyshuari është arrestuar ndërkohë që, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.