Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajsh R.GJ. i cili dyshohet për veprën penale dhunë në familje. R.GJ., dyshohet se më 31 maj të këtij viti, e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, derisa kjo e fundit po përgatiste një festë familjare.
Ai thuhet se e ka kapur nga flokët bashkëshorten derisa telefonin ia ka përplasur përtokë.
“Pas këtyre veprimeve i pandehuri duke vërejtur se viktima ka kërkuar ndihmë përmes dritares nga një fqinjët e tyre, largohet nga shtëpia në drejtim të panjohur. Ndërsa viktima pas intervistimit nga policia me kërkesën e saj është vendosur në shtëpinë e kunatit të saj. Ndërsa më 08.07.2021, është njoftuar përmes pikës kufitare Vërmicë se i pandehuri ka rezultuar i kërkuar dhe është ndaluar në ketë pikë kufitare”, thuhet në njoftim.