Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të premten në Prishtinë, të dyshuarin A.R., i cili është i kërkuar me fletarrestim nga Gjykata.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se i dyshuari është kapur nga Policia derisa ishte duke vozitur me një veturë me targa të Kosovës.
“Rreth orë 16:45 policia ka ndaluar të dyshuarin në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë, përderisa i njëjti ishte duke vozitur një veturë me targë Kosove. Ky i dyshuar pasi është ndaluar nga policia është arrestuar pasi që ka qenë i kërkuar me fletarrestim nga Gjykata, dhe i njëjti pas ndalimit është proceduar më tej”, ka bërë të ditur Borovci.