Në QKUK prej Spitalit të Prizrenit është dërguar një person i lënduar rëndë.
Nën ndikimin e alkoolit ai ka hipur në pjesën e përparme të veturës derisa ishte në lëvizje, që më pas është rrëzuar.
Shoferi i veturës është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor në spitalin e Prizrenit, është dërguar në QKUK, pasi që nën ndikim të alkoolit ka hipur në pjesë e përparme të veturës, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe më pas është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, raportoi PK-ja.