Kronikë

Policia kap të dyshuarin që tentoi t’i shmangej arrestimit në Prishtinë

Policia

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një person që kishte tentuar t’i shmangej arrestimit të hënën në Prishtinë. I dyshuari, siç i ka thënë Policia KOHËS, po ndiqej për veprën penale dhunë në familje, derisa pas arrestimit është dërguar në stacionin policor Veriu në kryeqytet.

Ai është proceduar më tej sipas rekomandimit të prokurorit.