Dy punëtorë që ishin duke punuar në një objekt ndërtimi në rrugën “Hyzer Haxhiu” në Ferizaj kanë pësuar lëndime trupore pasi janë rrëzuar nga skelet.
Siç njofton Policia e Kosovës viktimat janë dërguar në tretman mjekësor ndërkaq rasti është nën hetime.