Kronikë

Gruaja në Vushtrri sulmohet nga vjehrri e kunati

dhuna ne familje

Një grua në Vushtrri ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vjehrri dhe kunati i saj.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

“Vushtrri 30.06.2021 - 13:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas në mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga kunati dhe vjehrri i saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.