Një femër në Lipjan ka raportuar se është dhunuar nga një person i panjohur për të.
Viktima ka thënë se personi e ka futur atë me forcë në veturë të martën dhe më pas e kishte dhunuar.
Policia ka njoftuar se po e heton rastin.
“Lipjan 29.06.2021 – 12:00. Viktima femër kosovare ka informuar se një persona i pa njohur me forcë e kishte marr në veturën e tij dhe më pas e kishte dhunuar. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.