Kronikë

Arrestohet shtetasja e Shqipërisë, tentoi të kalonte ilegalisht kufirin

Vermice

Është arrestuar një shtetase e Shqipërisë në Vërmicë pasi kishte tentuar të kalonte ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, siç ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërkohë në një rast tjetër në pikën kufitare në Vermicë, është arrestuar një i dyshuar pasi i ishte gjetur një sasi prej 1.11 gramë marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.