Kronikë e zezë

Kapet një ton kokainë në Atlantik, arrestohen tre britanikë

 

Tre britanikë janë arrestuar në mes të Atlantikut nga policia spanjolle dhe agjentët doganor, pasi një ton kokainë në vlerë më tepër se 80 milionë funte, është zbuluar në një jaht që po lundronte nga Karaibet për në Evropë, raporton Daily Mail.

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se është shkatërruar një zinxhir i trafikimit të drogës i udhëhequr nga një ish-zyrtar i marinës mbretërore.