Kronikë

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar shoferi që kishte shkaktuar aksidentin me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova” të shtunën në dalje të Malishevës.

Policia ka dhënë detaje për aksidentin ku ka humbur jetën një person.

Sipas Policisë viktima ishte ndalë në shiritin e emergjencës dhe kishte dalë nga vetura për të kërkuar ndihmë. Ai ishte goditur me veturë nga i dyshuari, ku vdiq në vend të ngjarjes. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Autostrada Ibrahim Rugova, KM 47 Duhel- Malishevë, 26.06.2021 - 15:35. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me automjet kishte goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte ndalë me veturë në shiritin emergjencë dhe kishte dalë nga vetura. Si pasojë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.