Një person nga Prizreni ka raportuar se në lokalin në të cilin ka qenë duke punuar, një i dyshuari i panjohur i moshës rreth 30-vjeçare kishte grabitur arkën e parave dhe gjatë ballafaqimit me të, viktima kishte pësuar lëndime.
Viktima kishte vrapuar pas të dyshuarit me qëllim që ta ndalë, mirëpo i dyshuari e kishte kanosur duke e paralajmëruar se posedonte thikë me vete.
I dyshuari nga arka kishte vjedhur 250 euro dhe arkën e kishte hedhur dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar.