Kronikë

Të aksidentuarit në Gjilan kishin rënë në lumin “Morava”

Policia e Kosovës u ka shpëtuar jetën tre personave që ishin fundosur me veturë në lumin “Morava” pas një aksidenti. Sipas njoftimit policor, më 24 qershor vetura ku gjendeshin tre personat kishin rënë në lum, në hyrje të fshatit Uglar, komuna e Gjilanit. Në aksident ka mbetur e vdekur një shtetase e Shqipërisë.

“Në përpjekje për t’i shpëtuar të aksidentuarit, që kishin rënë me automjet në lumin e "Moravës së Binçës" policët së bashku me një qytetar nga Uglari kanë hy në lum dhe kanë arritur të shpëtojnë tre të aksidentuarit që ishin ngujuar dhe fundosur , nga automjeti i përmbysur në këtë lumë”, thuhet në njoftim.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Gjilanit.

 

Polica e Kosovës dhe një qytetar shpëtojn jetën tre personave që ishin fundosur me veturë në lumin "Morava"pas një vet...

Posted by Kosovo Police on Friday, June 25, 2021