Kronikë

Policia raporton 10 raste të dhunës në familje

10 raste të dhunës në familje janë regjistruar gjatë dy ditëve të fundit. Vetëm në rajonin e Pejës policia ka raportuar për tri raste të dhunës në familje.

Më 23 qershor policia ka arrestuar një person në Pejë pasi që ai nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht një grua dhe një burrë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor , ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Një ditë më parë në Pejë gjithashtu policia ka arrestuar një person pasi që ai dyshohet se kishte ushtruar dhunë sistematike psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare të dyshuarit i është caktuar masa prej 48 orësh.

Në Pejë gjithashtu policia ka arrestuar një person i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetase e Shqipërisë. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime.

Një ditë më parë policia në Deçan gjatë hetimit të një rasti të dhunës në familje, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri AK-47 me një karikator dhe një fishek.

Policia me urdhër të prokurorit kujdestar e ka ndaluar të dyshuarin në ndalim policor për rastin e dhunës familjare

Ndërsa në një rast tjetër në Deçan një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar ushtron dhunë fizike në mënyrë sistematike ndaj saj.

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar, me vendim te prokurorit i njëjti dërgohet ne mbajtje. Rasti ne hetime.

Në Gjilan gjithashtu policia ka raportuar për një rast të dhunës në familje, ku gruaja ka raportuar për dhunë fizike nga bashkëshorti i saj. Policia ka ndaluar të dyshuarin.

Në raportin 24 orësh të policisë janë regjistruar edhe dy raste të dhunës në familje në Prizren, një në Rahovec, dhe një në Gjakovë ku të dyshuar për dhunë janë dërguar në mbajtje ndërsa dy tjetër në procedurë të rregullt.